“Abrashi mashtroi shtetin me biznesin e VODKA-s”

“Abrashi mashtroi shtetin me biznesin e VODKA-s”

Adonis Tahiri, zyrtar për media në Komunën e Prishtinës, në një postim të Facebook e ka akuzuar kandidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashin për evasion fiscal.

“Para dy ditësh nëpër portale është shpërndarë lajmi për ikjen nga tatimet të ish-ministrit Arban Abrashi, në importimin e Vodkës Primakov me kompaninë e tij “Laris Group SH.P.K”. Dje, çuditërisht, nga disa prej portaleve kryesore, ky lajm ishte larguar”, shkruan Tahiri.

“Me sponsorizime, lajmi mbase edhe mund të fshihet. Ama, e vërteta jo. Bashkëlidhur gjeni dokumentin e Doganave të Kosovës, përmes të cilit nuk e kanë pranuar ankesën e Abrashit, dhe kanë konstatuar se ky i fundit e ka lajmëruar Vodkën me çmim shumë më të ulët, për t’i ikur pagesës së taksave në Republikën e Kosovës”, shkruan më tej Tahiri.

“Çka duhet të dimë si qytetarë të Republikës, është se për sa kohë Abrashi ka falsifikuar çmimin e vodkës dhe pijeve tjera në Doganë? Sa i ka shkaktuar dëme Republikës së Kosovës? Sa kanë qenë dënimet për të nga ana e Doganës?”, shkruan në postimin e Tahirit.