Abrashi konfirmon takimet me AAK-në për koalicion në Prishtinë

03.11.2017 10:05
Abrashi konfirmon takimet me AAK-në për koalicion në Prishtinë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka komentuar koalicionet e mundshëm për balotazhin në Prishtinë. Ai në Urban FM ka konfirmuar se ka pasur takime me Arbër Vllahiun e AAK-së me të cilin janë pajtuar në disa pika.

“Me Arbërin jam takuar dhe jemi pajtuar në disa pika, ka ide dhe kemi mbetur të bisedojmë ende. Marrëveshje zyrtare ende nuk ka”, tha Abrashi.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës tutje ka thënë se do të zhvillojë takime edhe me partitë e tjera. Abrashi në balotazhin e 19 nëntorit do ta ketë përballë Shpend Ahmetin e VV-së. Në raundin e parë dallimi ndërmjet dy kandidatëve ka qenë rreth 7 mijë vota.