Abrashi jep sqarime rreth Pensionit Invalidor të Punës dhe Pensionit Familjar

Abrashi jep sqarime rreth Pensionit Invalidor të Punës dhe Pensionit Familjar

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë se në javën që shkoi grupet punuese kanë finalizuar të gjitha procedurat e nevojshme që dy skema të reja pensionale, të fillojnë së aplikuari, brenda disa ditësh.

“Pensioni invalidor i punës nënkupton pension për personat që pësojnë lëndime në punë apo fitojnë sëmundje profesionale gjatë marrëdhënies së punës; dhe pensioni familjar nënkupton pension i rregullt mujor për anëtarët e familjes në rast të vdekjes së të punësuarit, që ka qenë në marrëdhënie pune”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Këto dy skema të reja sipas tij përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve dhe rrumbullakojmë gamën e pensioneve, sikurse forcojmë pozitën tonë karshi marrëveshjeve ndërshtetërore në fushën e pensioneve.

Ai ka thënë se në ditët në vijim, do të bëhet e ditur se kur do të fillojë aplikimi i këtyre dy skemave pensionale.