Abrashi: Gjendje alarmante, rrezikohet furnizimi me energji

Abrashi: Gjendje alarmante, rrezikohet furnizimi me energji

Nënkryetari i AKK-së Gazmend Abrashi, ka reaguar për mosveprimin e institucioneve për vazhdimin e punës në minierën e Sibovcit.

“Për mosveprim institucional në shpronsimin e 8 shtëpive, fillimisht në fshatin Shipitullë, për vazhdimin e minierës se Sibovcit do të harxhohen stoqet e mbetura dhe do të ndalet prodhimi i energjisë elektrike”.

“Gjendja është alarmante, rrezikohet siguria e furnizimit me energji e me atë edhe siguria nacionale. Kjo pritet të ndodh ditën e premte, ndërkaq institucionet përgjegjëse çuditërisht heshtin!”, shkruan Abrashi në Facebook.