Abraham: Dhash vetëm 70 për qind për ta mposhtur Krasniqin

Abraham: Dhash vetëm 70 për qind për ta mposhtur Krasniqin

Boksieri armen me nënshtetësi gjermane, Arthur Abraham ka thënë se nuk iu desh të harxhonte shumë energji për të fituar ndaj Robin Krasniqit të shtunën.

Në një prononcim për gazetën gjermane Bild, Abraham ka thënë se në meçin e zhvilluar në Erfurt të Gjermanisë ndaj Krasniqit ishte në 70 për qind të formës së tij.

“70 për qind kanë qenë mjaftueshëm”, ka thënë Abraham pas fitores ndaj krasniqit me vendim unanim të gjyqtarëve.

Abraham pritet që pas ndeshjes me Krasniqin të luftojë ndaj meksikanit Gilberto Ramirez që mban titullin e botës në versionin WBO të kategorisë super të mesme. Abraham e kishte humbur titullin e botës pikërisht ndaj Ramirez.

“Unë jam i gatshëm për revansh, dhe e dua atë”, ka thënë Abraham. /Insajderi.com