Abdixhiku: Kosova në pritje të Beogradit

Abdixhiku: Kosova në pritje të Beogradit

Deputeti i ri i Kuvendit të Kosovës, Lumir Abdixhiku i LDK-së, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur keqardhjen e tij për gjendjen në të cilën gjendet Kosova në këtë moment.

“Viti 2017, Kosova në pritje të Beogradit. Republika siç s’e kishim menduar asnjëherë”, ka shkruar ai.

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në një pauzë 15 minutash pasi deputetët e Lëvizej Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë kërkuar që qeveria Haradinaj të votohet menjëherë.

Mirëpo deputet e Listës Serbe nuk janë prezent ende në kuvendin e Kosovës. /Insajderi.com