Abdixhiku e bënë një përpjekje për ta mbrojtur Zharkun

Abdixhiku e bënë një përpjekje për ta mbrojtur Zharkun

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë një përpjekje për ta mbrojtur ish-ministrin e Infrastrukturës nga LDK-ja, Lutfi Zharku në rastin autostradës “Arbër Xhaferi”. Ai ka sulmuar ministrin e Qeverisë Haradinaj, Pal Lekajn.

Abdixhiku ka thënë se Lekaj nuk po e pranon që ka nënshkruar kontratë të re të papërcaktuar për koston e autostradës.

Po ashtu ai ka thënë se Lekaj nuk po e pranon se faturën prej 53 milion eurove e ka pranuar pa asnjë verifikim. Sipas tij pretendimin i Bechtel Enkes është marrë si i mirëqenë.

 

Shkrimi i plotë i Abdixhikut:

Pra Pali sapo e pranoj se:

  1. Ka nënshkruar kontratë të re pa përcaktuar koston e saj. E pabesueshme.
  2. Kur kjo kosto i është faturuar prej 53 milionëve (ani pse më parë e kishte vlerësuar vetëm 14), e ka pranuar të njëjtën pa asnjë verifikim; pa asnjë dyshim. E ka marrë pretendimin e Bektelit si të mirëqenë. Nuk e din njeri a është Ministër i Kosovës apo avokat i Bektelit!

Kosova përndryshe paguan 8 milionë euro një kompani të tretë – Hill International – mu për këtë verifikim. Kjo kompani nuk ka pranuar pretendimin e Bektelit si të saktë.

Plaçkë. Asgjë më pak!