gazetarët shqiptarë, duke fillua" />

Abdigjiku: Kosovarët s’i kanë pritur veç Shqipëria por e gjithë bota

“Mero Baze po na thotë se ne Shqipërinë e duam veç kur s'kemi ku të shkojmë. E ka fjalën për pritjen e refugjatëve; të cilën pritje, këta kalemgjinjë s'pritojnë ta përmendin sa herë që flasin për Kosovë. Mero, na ka pritur dhe Maqedonia e Mali i Zi. Na kanë pritur madje e gjithë bota, prej Australisë në Norvegji”, ka shkruar Abdigjiku.

Abdigjiku: Kosovarët s’i kanë pritur veç Shqipëria por e gjithë bota

Drejtori ekzekutiv i Institutit Riinvest, Lumir Abdigjiku, ka replikuar me gazetarët shqiptarë, duke filluar me autorin e emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, kryeredaktorin e gazetës “Tema”, Mero Baze dhe autorin e emisionit “50 pyetje” Ilir Babaramo, të cilin e ka quajtur idiot.

Teksa Fevziut i ka replikuar për atë se çfarë i ka borxh Kosova, Shqipërisë, dhe Babaramos ia ka kujtuar lidhjet e Shqipërisë me personalitete kontraverse nga Serbia, Mero Bazes i ka replikuar lidhur me pritjen e refugjatëve kosovarë në kohën e luftës në Kosovë.

Sipas Abdigjikut, refugjatët kosovar nuk i ka pritur vetëm Shqipëria por e gjithë bota.

“Mero Baze po na thotë se ne Shqipërinë e duam veç kur s’kemi ku të shkojmë. E ka fjalën për pritjen e refugjatëve; të cilën pritje, këta kalemgjinjë s’pritojnë ta përmendin sa herë që flasin për Kosovë. Mero, na ka pritur dhe Maqedonia e Mali i Zi. Na kanë pritur madje e gjithë bota, prej Australisë në Norvegji”, ka shkruar Abdigjiku.

Është fatkeqësi që shqiptarët e Shqipërisë identifikohen sot me kalemgjinjë që shiten herë majtë e djathtë, ka shkruar Abdigjiku teksa gazetarët e përmendur i ka quajtur “kalemgji që patriotizmin e kanë hobi part-time”.

“Pritja e shqiptarëve – në luftë – është më e pakta që Shqipëria duhej ta bënte. Përndryshe shqiptarët e Kosovës, Shqipërinë e kanë dashtë edhe kur kanë pasur mundësi të shkojnë gjithandej nëpër botë. Sikur ta donte secili prej jush Kosovën aq sa e kemi dashtë e dojmë secili nga ne Shqipërinë, ndoshta edhe sot njëmend do të ishim të bashkuar”, ka shkruar Abdigjiku./Insajderi.com