AAK thërret protestë gjithëpopullore

AAK thërret protestë gjithëpopullore

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë thirrje për protestë gjithëpopullore në mbështetje të liredit të saj, Ramush Haradinaj.

Kjo thirrje vjen pas vendimit të një gjykate në Francë e cila e shtyu vendimin për lirimin ose jo të Haradinajt, duke e quajtur atë zhgënjyes.

“E zhgënjyer me vendimin për shtyrjen e lirimit të Ramush Haradinajt, AAK thërret protestë gjithpopullore për këtë të shtunë, datë 4 mars, në ora 13, në Sheshin Skenderbeu”, thuhet në një njoftin të shkurtë në Facebook të kësaj partie.

Nisma për Kosovën mbështet protestën në mbështetje të Ramush Haradinajt.

“Nisma për Kosovën fton të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe gjithë qytetarët e Kosovës, t’i bashkohen kësaj proteste në mbështetje të Ramush Haradinajt”, thuhet në njoftimin e kësaj partie./Insajderi.com