AAK shtohet në Kaçanik, shuhet në Drenas

AAK shtohet në Kaçanik, shuhet në Drenas

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, sot ka vizituar Kaçanikun, kjo pasi disa anëtar të ri kaluan në AAK. Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook ka shpërndarë disa fotografi, ku në mesin e pjesëmarrësve në këtë organizim ishte edhe ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kaçanikut, Shukri Luta, i cili mori librezën e anëtarësimit në AAK, shkruan lajmi.net.

“Në Ivajë të Kaçanikut, me anëtarë e simpatizantë të AAK-së. Të gatshëm për t’i dhënë Kaçanikut dhe Kosovës, duke e rreshtuar drejt dhe për interes të vendit. Sot i pritem edhe disa anëtarë të ri që përditë po bëhën pjesë e Familjës së AAK-së!”, ka shkruar Haradinaj.

Por në të njejtën ditë, në një qytet tjetër të Kosovës, dega e kësaj partie ka dhënë dorëheqje nga libreza e AAK-së. Në Drenas, është shuar dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Këtë gjë e ka konfirmuar për lajmi.net, tashmë ish kryetari i kësaj dege, Bujar Morina

Morina tha se arsyeja e largimit të tij nga AAK-ja ishte personale dhe se ai nuk kishte më çfarë tjetër t’i ofronte kësaj dege.

“Dega e AAK-së në Drenas është shpërbë komplet, arsyet janë personale”, tha Morina.

Më tutje Morina tha se sa ishte në AAK ka punuar shumë, dhe se respekt të madh ka për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Sa ishim në Aleance kemi punuar bashkë, ndërsa për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj kam respekt të madh, por nuk e kam gjet vetën aty”, tha Morina.

Në AAK, thonë se nuk dinë gjë për shuarjen e degës në Drenas. Nnkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se nuk kishte ndonjë informacion rreth këtij rasti./Insajderi.com