AAK: Respektimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni është obligim

AAK: Respektimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni është obligim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate për media ka reaguar rreth dhunës së mbrëmshme në Maqedoni.

AAK e dënon dhunën, ndërsa thekson se autoritetet maqedonase nuk duhet të nxisin dhunë.

“Dhuna e mbrëmshme në Parlamentin e Maqedonisë është papranueshme dhe ne e dënojmë me forcë. Autoritetet e Maqedonisë duhet t’i pranojnë procedurat parlamentare dhe nuk duhet të nxisin dhunë, e cila në Maqedoni mund të ketë pasoja të pariparueshme”, thuhet në komunikatë.

Sipas AAK-së respektimi i të drejtave shqiptare është obligim dhe jo zgjedhje.

“Shqiptarët në Maqedoni janë të barabartë dhe nuk mund të diskriminohen mbi baza etnike. Respektimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, nuk është zgjedhje por obligim i shtetit Maqedonas, dhe kjo nuk mund të ndryshojë. Zgjedhja e Talat Xhaferit, për kryetar të Kuvendit, është legale dhe legjitime dhe kjo nuk mund të kontestohet, e aq më pak të shërbejë si shkas për përplasje etnike apo politike”, thotë AAK.

AAK fton autoritetet politike të shtetit fqinjë që të kapërcejnë mosmarrëveshjet dhe inkurajon BE-në dhe SHBA-në që të marrin një rol më aktiv në kapërcimin e krizës politike në Maqedoni. /Insajderi.com