AAK reagon për thirrjen e seancës nga Mikullovci

07.08.2017 11:42
AAK reagon për thirrjen e seancës nga Mikullovci

Kryesuesi i seancës konstituive Adem Mikullovci, ka caktuar vazhdimin e seancës për datën 10 gusht në orën 10:00.

Por nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thonë se nuk kanë informacion lidhur me këtë vendim.

Zëdhënësi i kësaj partie, Muharrem Nitaj ka thënë se nuk janë në dijeni.

Sipas tij, nuk mund të thirret seanca pa u zhvilluar një takim konsultativ me partitë e tjera.

‘’Qëndrim i PAN-it dhe i AAK-së është se Adem Mikullovci nuk mund të thërrasë vazhdim të seancës, pa përfunduar konsultimet me forcat politike’’, ka thënë Nitaj për Periskopin.

Nita deklaron se tek pas këtij hapi, mund edhe të caktohet dita për seancë.

Kryesuesi i seancës, javën e kaluar ka thirrur takim konsultativ me të gjitha partitë për të mërkurën e datës 9 gusht.