AAK pyet kryeministrin Mustafa përse kërkon që të takohet me opozitën

Sponsorët kryesorë të versionit aktual të Demarkacionit me Malin e zi, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, kanë dështuar ta ratifikojnë projektligjin për Demarkacionin në Kuvend, vlerëson anëtari i Kryesisë dhe zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj.

AAK pyet kryeministrin Mustafa përse kërkon që të takohet me opozitën

“Çdo kush që i ka dy fije mend në kokë, e di që Kryeministri e tërhoqi projektligjin nga votimi, nga se nuk i kishte votat për ta kaluar, e jo për shkak të rrethanave të krijuara, siç tha ai”, ka shkruar Nitaj në faqen e tij në Facebook.

“Prandaj kjo është situata e fundit rreth demarkacionit dhe çdo nismë e Kryeministrit për tu takuar me Opozitën për këtë çështje, duhet ta këtë një emër”, ka vlerësuar Nitaj.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është treguar i gatshëm të takohet me përfaqësueses të opozitës në Kosovë, disa ditë pasi mazhoranca vendosi që të tërheq nga rendi i ditës në Kuvendin e Kosovës, projektligjin për Demarkacionin me Malin e Zi. /Insajderi.com