AAK i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryeministrit Mustafa

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka mirëpritur iniciativën e kryeministrit Isa Mustafa për të biseduar për demarkacionin.

AAK i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryeministrit Mustafa

Këtë e ka konfirmuar deputeti i AAK-së, Bali Muharremaj, i cili ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do t’i bashkangjitet takimit të thirrur nga kryeministri Mustafa.

“Pse jo, ne do t’i bashkëngjitkemi këtij takimi. Jemi të vetëdijshëm se çfarë kemi bërë deri më tani andaj shpresoj që do të ketë reflektime”, ka thënë ai.

Muharremaj ka thënë se interesi i qytetarëve është primar, “andaj ne nuk do të lëshojmë pe rreth kësaj pune”. /Insajderi.com