AAK mbështet zyrtarisht Vetëvendosjen në Kamenicë

03.11.2017 21:32
AAK mbështet zyrtarisht Vetëvendosjen në Kamenicë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Kamenicë ka vendosur që të mbështesë në balotazhin e këtij muaji, kandidatin e VV-së për kryetar të kësaj komune Qendron Kastrati.

Lajmin e bëri publik nëpërmjet Facebookut, Faton Jakupi, i cili në zgjedhjet e 22 tetorit garoi për të parin e komunës nga radhët e AAK-së.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës -dega Dardanë, me shumicë votash mori #Vendim që në garën e balotazhit për zgjedhjet e 19 nëntorit ta përkrahë kandidatin e VV Qendron Kastrati. Njoftoj të gjithë antarësinë e AAK-së se nga sot vazhdojmë ta bëjmë rrugën së bashku me Vetëvendosjen!”, ka shkruar ai në Facebook.

Më 19 nëntor në balotazh do të përballen Qëndron Kastrati i cili në tetor mori 33.3 për qind të votave dhe Shaip Surdulli i LDK-së që arriti të marrë 28.8 për qind të votave