AAK dhe Nisma mbështesin krijimin e ushtrisë

AAK dhe Nisma mbështesin krijimin e ushtrisë

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka shprehur mbështetjen e këtij subjekti politik ndaj transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës.

“AAK-ja është për krijimin e Ushtrisë së Kosovës për neve është e rëndësishme përmbajta dhe ndryshimin e misionit komplet që FSK-ja të jetë në mbrojtje të vendit”, ka thënë Lekaj

Lekaj, ka thënë se do të kishte qenë më mirë sikur ky transformim të ndodhte sipas kushtetutës së Kosovës, por me qenë se nuk ka formë tjetër AAK- e mbështet këtë projektligj.

Lekaj më tutje ka thënë se AAK, mbështet krijimin e Ushtrisë së Kosovës pavarësisht se nga kush është proceduar

“Do ta përkrahim fuqishëm, pa marr parasysh kush e procedon. Kishte me qenë mirë që të bëhet me kushtetutën e Kosovës derisa Lista Serbe është kundër neve na takon që ta procedojmë ligjin për të formuar ushtrinë.”, ka thënë Lekaj.

Në anën tjetër edhe shefi i grupit parlamentar të Nismës së Kosovës, Haxhi Shala, ka shprehur mbështetjen e këtij subjekti politik ndaj transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës.

“E përkrahim edhe ne si parti opozitare krijimin e Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Shala.

/Insajderi.com