AAK kërkon veprime të shpejta për rastin Haradinaj

AAK kërkon veprime të shpejta për rastin Haradinaj

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, tha se mbajtja e një seance të jashtë zakonshme nuk është e mundur që të mbahet më herët se më 10 janar.

Sipas tij, institucionet e Kosovës nuk janë duke u koordinuar siç duhet në veprimet e tyre lidhur me rastin.

“Këtu ka mangësi, nuk ka pothuajse një koordinim nga qeveria që ne të veprojmë si shtet, sepse këtu nuk e marr rastin Haradinaj si aleancë, por si një njeri që ka kontribuar në shtetin e Kosovës si ish-kryeministër, ish- luftëtar i lirisë, komandant i një zone, e sidomos është qytetar i Kosovës që i ka të drejtat e barabarta me të gjithë qytetarët e Evropës që të lëvizë lirshëm”, theksoi Lekaj.

Lekaj shtoi se lidhur me rastin në fjalë më shumë janë duke e ngritur zërin autoritetet e Shqipërisë se sa ato të Kosovës.

“Mendoj se duhet më energjikisht të veprojë Qeveria e Kosovës, sidomos kryeministri e ministri i Jashtëm, e Ministria e Drejtësisë. Kur nga Qeveria e Shqipërisë kemi kërkesën që ka kërkuar urgjentisht të takohen me ministrin e Drejtësisë në Francë, atëherë pse nuk e ka bërë një gjë të tillë edhe ministrja e Drejtësisë e Qeverisë së Kosovës?”, u shpreh Lekaj.

Më shumë për Dosjen Grande

Biznesi i Ukë Rugovës nuk ia paguante tatimin shtetit