AAK-ja prezanton kandidatët për kryetar të Gjakovës e Pejës

16.08.2017 12:50
AAK-ja prezanton kandidatët për kryetar të Gjakovës e Pejës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka prezantuar emrat e kandidatëve të saj për kryetar të Gjakovës dhe Pejës, në zgjedhjet komunale që do të mbahen më 22 tetor.

Ardian Gjini do të jetë kandidat për kryetar komune në Gjakovë, ndërsa Fatmir Gashi për kryetar të Pejës.

Kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, tha se është shumë i kënaqur me këto nominime, ndërsa vlerësoi personalitetin dhe përgatitjen e dy kandidatëve.

Nga ana e tij, Ardian Gjini foli dhe për qeverisjen në nivelin qendror. “Kosova ka nevojë për një kryeministër si Ramush Haradinaj”, tha Gjini, dhe sipas tij kjo do të ndodhë shumë shpejt.

Kurse, Fatmir Gashi falënderoj Haradinajn për nomiminim për të qeverisur Pejën.

Sipas Gashit, Peja duhet të duhet t’i kthehet vlera. “Peja duhet të jetë një atraksion turistik pasi ka potenciale”, tha ai.