AAK-ja ka një pyetje për “kryeministrin frikacak”

AAK-ja ka një pyetje për “kryeministrin frikacak”

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shtruar pyetjen se pse Qeveria e Kosovës nuk e ka bërë publik raportin e Komisionit për matjen e territorit të Kosovës.

“Kryeministri kishte premtuar se do ta bënte publik menjëherë dhe nuk e bëri. Kryeministër tregoni opinionit publik se pse po e mban fsheht këtë raport. Çka ka ai që nuk duhet ta dijë populli i Kosovës? Pse po frigohesh ta bësh publik?”, thuhet në komunikatën e AAK-së, transmeton Klan Kosova.

AAK është shprehur e zhgënjyer me mospublikimin e këtij raporti.

“Fundja populli ka të drejtë ta dijë se çfarë bëri ky komision dhe si ndodhi që territori i Kosovës të dalë më i madh dhe njëkohësisht të rritet edhe territori i Malit të Zi.  Cila është magjia që përdori Komisioni i “argatit” tuaj  Kryeministër”.

“Ju nuk mund ta mbani të fshehtë punën e Komisionit që është paguar me taksat e qytetarëve të Kosovës. Kryeministër a jeni hala kryeministër i Kosovës, apo e keni ndërruar selinë”, përfundon komunikata e AAK-së/KlanK