AAK-ja e bojkoton Kuvendin deri më 6 prill

AAK-ja e bojkoton Kuvendin deri më 6 prill

Të pakënaqur me angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, në përshpejtimin e lirimit të Ramush Haradinajt, Grupi Parlamentar i AAK-së ka marrë vendim për bojkotimin e punës së Kuvendit të Kosovës, deri më datë 6 prill.

“Grupi Parlamentar i AAK-së, i bindur se nuk po ndërhyn në sistemin e drejtësinë, shtyrjen e vendimit për lirimin e Haradinajt, e konsideron padrejtësi në vete. Deputetët e AAK-së, janë të zhgënjyer me neglizhencën që institucionet e Kosovës e kanë pasur në rastin Haradinaj, por edhe në raport me fletarrestet e kundërligjshme të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

“Ne deputetët e AAK-së, kemi vendosur për këtë masë, me bindjen se kjo do të kuptohet drejt dhe do të nxisë angazhimin e duhur të shtetit të Kosovës në mbrojtjen e ish-kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj”, thuhet në komunikatën lëshuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.