AAK e pakënaqur me reagimin e qeverisë për Haradinajn

AAK e pakënaqur me reagimin e qeverisë për Haradinajn

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se tentimi i Serbisë “që të bëjë drejtësinë” për qytetarët e Kosovës “është përpjekje për rikthimin e ‘mendësisë së Millosheviqit gjë që nuk mund të ndodhë kurrë”.

Duke iu referuar ndalimit të liderit të kësaj partie, Ramush Haradinaj, në Francë, AAK thotë se fushata e Qeverisë së Serbisë kundër Kosovës në përgjithësi dhe Haradinajt në veçanti, është krejtësisht e papranueshme dhe jo vetëm se është kundër krijimit të një klime bashkëpunimi, por veç sa i ashpërson edhe më tej raportet midis dy popujve.

Sipas AAK-së, Kosova në disa raste i ka kryer obligimet e saj ndaj drejtësisë, |duke pranuar Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, duke pranuar Gjykatat e UNMIK-ut e të EULEX-it dhe së fundi duke pranuar edhe Gjykatën Speciale.”

AAK ka kritikuar edhe Qeverinë e Kosocës për sic ka thënë “reagimin tejet të zbehtë e të cakorduar përballë një fushate kaq të egër të Serbisë ndaj Kosovës”./Insajderi.com