AAK e Nisma bisedojnë me përfaqësuesen e BE-së për “zhvillimet e fundit”

AAK e Nisma bisedojnë me përfaqësuesen e BE-së për “zhvillimet e fundit”

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi dhe nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini, kanë marrë pjesë në një takim me Drejtoreshën e BE-së për Ballkanin Perëndimor, Genoveva Ruiz Calavera.

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, tha se në takim është biseduar për zhvillimet politike e sigurinë në Kosovë e rajon.

Edhe pse u raportua se në takim do të bisedohej edhe për nismën e Presidentit Thaçi për shndërrimin e FSK-së në ushtri, Krasniqi e mohoi këtë.

Megjithatë, ai nuk e mohoi se në takim është trajtuar çështja e demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi, njofton gazetametro.

“Kemi biseduar për zhvillimet politike e sigurinë në Kosovë e rajon”, tha Krasniqi.