AAK e gëzuar me krijimin e Ministrisë së Shtetit në Shqipëri

AAK e gëzuar me krijimin e Ministrisë së Shtetit në Shqipëri

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, konsideron se krijimi i Ministrisë së Shtetit për shqiptarët jashtë shtetit (Diasporën), dhe emërimi në krye të saj i z. Pandeli Majko, e ka kompletuar si asnjëherë më parë qeverinë shqiptare të prezantuar sot nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

“Çështjet shqiptare në rajon, diaspora shqiptare, me një fjalë të gjithë shqiptarët ku do që jetojnë, tani e kanë edhe ministrinë e tyre si zë i fuqishëm i adresimit të problemeve të ndryshme”, thuhet në komunikatën e Departamentit të Diasporës së AAK-së.

“Besojmë se edhe përvoja dhe njohja me problematikën shqiptare e Ministrit të Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko, është një emërim i qëlluar dhe dashamirës që në fillim të kësaj ministrie”.

Sipas tyre Ministria e Shtetit për Diasporë do të jetë zë dhe përkrahës i fuqishëm i shqiptarëve në botë.