AAK dhe Nisma: Nuk marrim pjesë në protestë, do të jemi në seancë për të votuar kundër

AAK dhe Nisma: Nuk marrim pjesë në protestë, do të jemi në seancë për të votuar kundër

 

Ramush Haradinaj kryetari i AAK-së dhe Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën në një konferencë për media, kanë thënë se nesër nuk do të jenë pjesë e protestës së thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, ata njoftuan se do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit ku pritet votimi i marrëveshjes për demarkacion.

Dy partitë opozitare deklaruar se votat e 16 deputetëve të tyre do të jenë kundër marrëveshjes, me c`rast ju bënë thirrje edhe deputetëve të partive tjera për të votuar kundër.

“Qëndrimi nga dita e parë ka qenë kundër, por koalicioni qeverisës nuk e ka shfrytëzuar kohën që të ndërtohet një konsensus për t’i pranuar faktet dhe mendimet e ekspertëve”, ka thënë Limaj.

“Të gjithë deputetët të kalojnë shabllonet partiake dhe bindjet partiake që të jenë në përputhje me betimin e tyre, nëpërmes votës ta unifikojmë Kosovën”, ka shtuar Limaj.

Kurse Ramush Haradinaj nga AAK porositi krerët e institucioneve të “mos shesin tokën e Kosovës”.

“Shpirtrat e shitur e të prishtë, Mustafa e Thaçi, këta hajna, mos të guxojnë ta shesin Kosovën e Rugovën. Kjo nuk është për agjenda politike, por për tokë të Kosovës. Këta shpirtra të prishtë nuk guxojnë të shiten e nuk munden t’u fshihen pas ndërkombëtarëve”, tha Haradinaj. /Insajderi.com