AAK dhe Nisma nuk i besojnë sondazhit të Vetëvendosjes

AAK dhe Nisma nuk i besojnë sondazhit të Vetëvendosjes

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Nisma për Kosovën, nuk i besojnë sondazhit të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Nënkryetari i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi duke e komentuar sondazhin e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ky sondazh është i pasaktë dhe është bërë për interes të Vetëvendosjes.

“Ky është një sondazh i një partie politike, që do të thotë se i bazohet elektoratit të vet dhe çdo parti politike që bënë sondazhe e bënë në favor të vetin. Sondazhet e partive politike bëhen sipas interesave të veta”, ka thënë Isufi.

Ndërsa partia e Fatmir Limajt thotë se nëse sot mbahen zgjedhjet NISMA për Kosovën i ka të sigurt se do të fitojë 10 deputetë në parlamentin e Kosovës.

“Për hir të së vërtetës dhe opinionit ne ju informojmë se NISMA për Kosovën rregullisht bënë matjen e opinionit publik për nevojat e saja të brendshme dhe nga këto rezultate del se: Nëse sot mbahen zgjedhjet NISMA për Kosovën i ka të sigurt se do të fitoj 10 deputet për parlamentin e Kosovës, kjo është e vërteta e disponimit momental të opinionit publik në Kosovë”, thekson Nisma për Kosovën.

Në bazë të këtij sondazhi, VV ka dalë partia e parë, PDK e dyta, LDK e treta, AAK e katërta, AKR e pesta.