A u zbulua sekreti më i madh?

Pas 73 viteve është gjetur nëndetësja me të cilën pretendohet se Hitleri është arratisur në Amerikën Jugore.

A u zbulua sekreti më i madh?

Pas madje 73 viteve është gjetur nëndetësja me të cilën pretendohet se Adolf Hitler ka ikur në Amerikën Jugore pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Nëndetësja është gjetur në afërsi të bregut të Danimarkës, dhe siç merret vesh fjala është për nëndetësen U-3523 e  cila i takon klasës XXI, dhe se është një prej nëndetëseve të para të dizajnuara për qëndrim të gjatën nën ujë dhe se specifike për të ishte rrezja e saj që ka mundësuar lundrimi të pandërprerë deri në Amerikën Jugore.

Nëndetësen e ka fundosur një aeroplan bombardues britanik B-24 më 6 maj 1945, atë ditë kur aleatët e kanë çliruar Danimarkën nga okupacioni nazist dhe me këtë rast kanë vdekur të gjithë 58 anëtarë të ekuipazhit.

Por, e gjithë fundosja ishte shumë e dyshimtë sepse pamundësia e gjetjes së nëndetëses e ka zhvilluar një prej teorive se Hitleri e ka shfrytëzuar për arratisje në Amerikën Jugore. U-3523 është gjetur në afërsi të qytetit më verior danez, 15 kilometra larg pozitës të cilën e ka shënuar bombarduesi britanik./Insajderi.com.