“A po vdesin pacientet në spitale nga egjeli, apo nga dështimi i sistemit të shëndetësisë?”

“A po vdesin pacientet në spitale nga egjeli, apo nga dështimi i sistemit të shëndetësisë?”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, në Kuvend ka folur për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë.

Ai ka thënë se gjendja e shëndetësisë në Kosovë është tmerrësisht e keq dhe vetë fakti që figurat politike kërkojnë shërim jashtë vendit e konfirmon gjendjen e shëndetësisë këtu.

“Gjendja në shëndetësinë është jashtëzakonisht e keqe, vetë fakti që figurat politike kërkojnë shërim jashtë vendit, duke e anashkaluar atë të Kosovës, më së miri e konfirmon këtë, shpesh edhe me parat e buxhetit të Kosovës. Niveli i shëndetësisë sot është niveli i shkollës fillore dhe pa të nuk ka përparim shëndetësor, kot flasim për nivele më të mëdha e reforma”, ka thënë Sveçla.

Ai ka thënë se të gjitha qeveritë shëndetësinë e kanë shfrytëzuar për të zhvatur para, dhe për këtë sipas tij pacientët tani nuk vdesin nga dështimi i sistemit por nga egjeli.

“Nuk është faji vetëm i kësaj qeverie pse ne ndodhemi këtu, të gjitha qeveritë shëndetësinë nuk e kanë pas prioritet dhe e kanë pas si një shancë për të zhvat pare dhe për të rehatu militant partiak, prandaj shpesh pacientet nuk vdesin nga sëmundjet si rezultat i dështimit të sistemit, por siç thotë populli ynë vdesin nga egjeli”, ka thënë Sveçla. /Insajderi.com