A i ka 80 vota koalicioni për demarkacion? – përgjigja e Haradinajt

A i ka 80 vota koalicioni për demarkacion? – përgjigja e Haradinajt

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në prag të fillimit të seancës së jashtëzakonshme për ratifikimin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është shprehur i sigurt se i kanë 80 votat e mjaftueshme për ratifikimin e kësaj marrëveshje, raporton Insajderi.

Haradinaj fillimisht në hollin e kuvendit ka kërkuar votën e deputetëve për demarkacion.

“Janë argumentet e duhura prandaj kërkoj votën e deputetëve për ratifikimin e demarkacionit”, ka thënë Haradinaj.

Më tej Haradinaj ka qenë i shkurt në pyetjen nëse koalicioni qeverisës i ka 80 votat e nevojshme për ratifikimin e demarkacionit.

“Nuk do të kishim ardh në seancë po mos t’i kishim 80 votat e nevojshme”, ka thënë Haradinaj./Insajderi.com