A është LDK unike? – Përgjigjja e Vjosa Osmanit

A është LDK unike? – Përgjigjja e Vjosa Osmanit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë në Zona B në Klan Kosova se nuk ka dallime mes kryesisë së LDK-së dhe deputetëve të saj, në kundërshtimin që i kanë bërë platformës së qeverisë për dialogun me Serbinë.

Ajo ka thënë se të gjithë që flasin për këtë çështje përfaqësojnë linjën e njëjtë të mendimit brenda LDK-së.

“Nuk ka një vendim që të ketë emra që e përfaqësojnë LDK-në dhe të tjerë që nuk përfaqësojnë. Secili që përfaqëson legjitimitet popullor mund të flasë në emër të LDK-së”, ka thënë ajo, njofton Klan Kosova.

“Qëndrimet në Facebook të deputetëve të LDK-së të gjitha kanë qenë postime të qëndrimeve të Lidhjes Demokratike. Dje ka dal një qëndrim i unifikuar i cili është marrë pas konsultimeve edhe në nivel të kryesisë edhe në nivele të tjera”.

“Pra kemi të njëjtin qëndrim. Nuk ka qëndrime të kundërta në mes të grupit të deputetëve të LDK-së dhe kryesisë. Nuk ka pasur mospajtime për komunikatën e lëshuar dje. Jemi pajtuar me atë tekst të gjithë”.