A e keni ditur që facebooku ka një faqe tjetër?

A e keni ditur që facebooku ka një faqe tjetër?

Kompania më e madhe që ofron shërbimin e rrjetit social dhe që ka mbi 800 milionë përdorues “Facebook”, mbi të gjitha ka edhe një ueb faqe tjetër.

Se çfarë ndodh në profilin tuaj të facebookut, kush ju dërgon ftesë miqësie dhe ku ju vijnë njoftime të ndryshme tani jeni mësuar të gjithë, raporton Insajderi

Fb1

Por, facebooku i sotshëm ka ndryshuar shumë nga gjendja që kishte në ditët e para. Tash ky rrjet social është zgjeruar dhe ndonjëherë mund të ketë platforma të cilat nuk ju pëlqejnë apo ju pengojnë.

Kjo ndodh edhe me njoftimet nga grupe të ndryshme, njoftime nga të cilët jeni lodhur, apo pëlqimet që bëhen brenda tyre, shkruan Insajderi

Por, facebooku ka një zgjidhje edhe për juve.

fb3

Facebooku ka hapur tashmë një ueb faqe tjetër me emrin “Messenger.com”, në të cilin ju mund të kyçeni dhe të kryeni vetëm biseda me miqtë tuaj, pa pasur pengesa të tjera./Insajderi

fb4