A do të përfshihet nga shiu bregdeti i Shqipërisë?, parashikojnë sinoptikët

A do të përfshihet nga shiu bregdeti i Shqipërisë?, parashikojnë sinoptikët

Edhe kjo javë në Shqipëri pritet të shoqërohet nga reshjet e shiut. Sinoptikanët parashikojnë shira edhe në bregdet dy ditët në vijim.

Sipas Meteoalb, deri të mërkurën, moti mbetet me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit duke përfshirë edhe bregdetin pjesërisht të hënën dhe të martën.

Ndërsa, pjesa e dytë e javës sjell mot kryesisht të kthjellët në territorin shqiptar.

Temperaturat mbeten relativisht të ulëta ditët e para të javës por rriten të enjten dhe në vijim duke kulmuar në fundjavë kur maksimumet ngjiten mbi 32°C.