A do të jepet Veriu i Kosovës në shkëmbim të Preshevës?, flet Thaçi

A do të jepet Veriu i Kosovës në shkëmbim të Preshevës?, flet Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për Kp, ka thënë se Kosova nuk ka hyrë në dialog me Serbinë për të humbur e as për të dhënë territore.

Ai ka shtuar se Kosova gjithmonë ka dal fituese në raport me Serbinë. Dhe për këtë Thaçi ka thënë se i gjithë spektri politik duhet të jenë të bashkuar për ta çuar Kosovën drejtë anëtarësimit në BE, NATO dhe OKB.

“Kosova nuk ka hyrë në këtë dialog për të humbur, as për të dhënë. Kosova ka hyrë në këtë dialog për të arritur marrëveshje paqësore në përputhje me interesat shtetërore. Kosova përballë Serbisë gjithmonë ka dalë fituese, sepse kemi qenë të bashkuar në të drejtën tonë për liri, pavarësi dhe kemi pasuar në vazhdimësi përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prandaj, i gjithë spektri politik, shoqëria civile, duhet të jemi të bashkuar për t’ia sjellë Kosovës fitoren e radhës, atë të anëtarësimit në BE, NATO dhe OKB”, ka thënë Thaçi  /Insajderi.com