99 mijë ulëse të zbrazëta në një ditë historike

Ndeshja u zhvillua në një sfond prej 99,000 vendesh të zbrazëta. Me Messin që ka kaluar 30 vitet dhe që po shkon drejt fundit të karrierës së tij, çdo karrige e pazënë që mund të ishte përdorur për ta parë atë, është një fyerje ndaj futbollit. Por të gjitha këto janë gjëra të vogla, duke pasur parasysh atë që po ndodh diku tjetër në rajon – një fyerje ndaj demokracisë

99 mijë ulëse të zbrazëta në një ditë historike

Ndodhë shpesh që falë që mrekullisë së Lionel Messit të sigurojnë fitore 3-0 ndaj njërës nga skuadrat më të vogla të La Ligës, por fitorja e së dielës për Barcelonen është komplet ndryshe.

Por të dielën ndodhë sepse e parë më gjerë, kjo fitore e Barcelonës ishte e parëndësishme.

Kjo ishte një ndeshje që nuk duhej të ishte luajtur asnjëherë, dhe për një ligë që kurrë nuk ka patur turp të ndryshojë oraret dhe datat e ndeshjeve me një njoftim të shkurtër – me mospërfillje të plotë për tifozët, ekipet apo çdokënd tjetër – njeriu pyet veten, pse La Liga nuk e parashikoi këtë?

Sa budallenj mund të jenë ata të mendojnë se në ditën e referendumit të pavarësisë së Katalonjës – që ka shkaktuar tensione tepër të larta në rajon për javë të tëra – do të ishte e mundur të luhej një ndeshje futbolli në Barcelonë?

Gerard Pique përshkroi një skenë, ku dhoma e zhveshjes ishte e ndarë më dysh, në duhej të dilnin të luanin. Bordi ishte hezitues dhe drejtori i klubit për marrëdhëniet institucionale dha dorëheqjen, pasi u mësua se La Liga dhe Las Palmas kishin detyruar ekipin pritës që të zhvillohej ndeshja.

“Kishte argumenta që të luhej sot, ashtu sikurse kishte argumenta që të mos luhej”, tha PIque.

“Në fund La lIga dhe Las Palmas doninq ë të luhej ndeshja. Pati gjithfarëlloj mendimesh dhe në fund klubi mori vendim që të luhej”.

I pyetur në do e kish luajtur ndeshjen, nëse vendimi do të kish qenë i tiji, Pique deklaroi: “Mendimi im nuk ka shumë rëndësi. Shumë lojtarë shprehën mendimin para ndeshjes. Klubi vendosi të luajë dhe ne ishim të bashkuar përreth atij vendimi. Por e kuptoj tërësisht përse shumë tifozë do të mendojnë që ekipi nuk duhej ta kishte luajtur këtë ndeshje sot”.

Pique tani është i vendosur të bashkohet me Spanjën në ndeshjet ndërkombëtare këtë javë, por kjo marrëdhënie tashmë e tensionuar – me Piquen që vazhdimisht është sulmuar nga tifozët e Spanjës – ka të ngjarë të vihet nën presion të mëtejshëm nga komentet e Pique. Mbrojtësi gjithashtu u fotografua duke votuar në referendumin që Madridi e ka konsideruar të paligjshëm.

“Për shumë vite njerëzit nuk mund të votonin këtu, dhe kjo është një e drejtë që duhet të mbrohet me të gjitha mjetet, brenda ligjit. Unë jam katalan dhe ndjehem katalanas dhe sot më shumë se kurrë ndihem krenar për popullin katalanas. Ishte shumë e vështirë të luanim pa tifozët tanë dhe pas gjithë asaj që ka ndodhur në të gjithë Katalonjën. Ishte përvoja ime më e keqe si lojtar”, tha Pique.

“Mendoj se mund të vazhdoj të luaj për ekipin e Spanjës, sepse mendoj se ka shumë njerëz në të gjithë vendin që janë tërësisht kundër akteve që kemi parë sot dhe që besojnë në demokraci”.

Dhe më pas, ai tha fjalinë vrasëse.

“Nëse traineri i Spanjës apo Federata spanjolle mendojnë që unë jam një problem, atëherë nuk e kam për gëj që të hiqem mënjanë dhe të largohem nga skuadra”.

E ardhmja ndërkombëtare e Pique pa dyshim do të dominojë në ditët e ardhshme, pas një ndeshje që Barcelona e fitoi me rezultatin që do të kish qenë fitorja e Las Palmas-it, nëse klubi katalanas nuk do të dilte në fushë.

Ndeshja në vetvete u zhvillua në një sfond prej 99,000 vendesh të zbrazëta. Me Messin që ka kaluar 30 vitet dhe që po shkon drejt fundit të karrierës së tij, çdo karrige e pazënë që mund të ishte përdorur për ta parë atë, është një fyerje ndaj futbollit.

Por të gjitha këto janë gjëra të vogla, duke pasur parasysh atë që po ndodh diku tjetër në rajon – një fyerje ndaj demokracisë. / The Independent – Bota.al