Dekani i Fakultetit të Arteve dyshohet për falsifikim, kërkohet shkarkimi i tij

Dekani i Fakultetit të Arteve dyshohet për falsifikim, kërkohet shkarkimi i tij

Profesori i Fakultetit të Arteve, Xhevdet Pantina, ka paraqitur kërkesën për inicimin e procedurës për shkarkimin e dekanit të këtij Fakulteti, Agim Selimi, me pretendimet se ky i fundit ka bërë shkelje ligjore dhe falsifikim të dokumenteve. Këshilli i Fakultetit pritet që sot ta shqyrtojë këtë kërkesë. Selimi thotë se Pantina po shantazhon

Mbi pretendimet se dekani i Fakultetit të Arteve, Agim Selimi, ka kryer shkelje ligjore dhe ka bërë falsifikim të dokumenteve është paraqitur kërkesa për inicimin e shkarkimit të Selimit.

Këtë kërkesë në Këshillin e këtij Fakulteti e ka paraqitur profesori i arteve, Xhevdet Pantina, i cili pretendon se ka fakte të mjaftueshme për këto shkelje.

Ndërsa dekani, Agim Selimi, i ka mohuar këto akuza, duke thënë se pret që Këshilli i Fakultetit të enjten ta shqyrtojë këtë kërkesë.

Pantina: Kam fakte për shkelje dhe falsifikime nga dekani

Profesori, Xhevdet Pantina, ka thënë për “Zërin” se është i vendosur që t’i luftojë parregullsitë dhe shkeljet në këtë Fakultet.

“Kam dokumente të mjaftueshme që i dëshmojnë këto shkelje dhe falsifikime, të cilat nesër do t’ia paraqes Këshillit të Fakultetit”, ka deklaruar Pantina

Kurse, në kërkesën për inicimin e procedurës së shkarkimit të dekanit Agim Selimi, profesori Pantina ka thënë se këtë kërkesë po e bën me qëllim të ndërprerjes së kundërligjshmërisë në këtë Fakultet.