
Me kërkesë të Serbisë nën dyshimin për krime lufte është arrestuar në Maqedoni Gafurr Dugolli, shef i protokollit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë në Kosovë.
Njoftimin për arrestimin e Dugollit e ka dhënë Ministria e Drejtësisë së Kosovës duke sqaruar se lajmin për arrestimin e Gafurr Dugollit e ka marrë Ambasada e Kosovës në Maqedoni ku thuhet ky arrestim është bërë “sipas kërkesës sё autoriteteve Serbe për dyshimin qё tё ketë kryer veprën penale ‘Krime Lufte’ nё territorin e Republikës sё Kosovës”.
Gafurr Dugolli është vëllai i Bujar Dugollit, dekan i Fakultetit Filozofik, i cili për Insjaderi.com ka bërë thënë se është për t’u befasuar për të keq nga Maqedonia sesi ajo ende vazhdon të zbatojë urdhrat nga Serbia që kanë të bëjnë me të ashtuquajtura “krimet e UÇK-së në Kosovë”.
“Për ne si familje ky lajm është i tmerrshëm dhe është befasi e keqe sepse vjen nga një shtet si Maqedonia me të cilin Kosova ka raportet e përcaktuara tashmë. Është për të ardhur keq sesi Maqedonia zbaton fletarrestet e Serbisë dhe sesi institucionet e Kosovës nuk bëjnë asgjë për të mbrojtur zyrtarët e vet shtetëror dhe ish ushtarët e UÇK-së”, ka thënë Dugolli për Insjaderin.
Ministria e Drejtësisë, përkatësisht ministri Hajredin Kuçi nëpërmjet një komunikate ka shprehur se ushtrimi i juridiksionit nga njё gjykatë serbe për krime që pretendohet tё janë kryer nё territorin e Republikës sё Kosovës, pikërisht dhe vetëm për shkak se ato janë kryer nё këtë territor, i konsideron si shkelje tё rëndë tё parimeve themelore tё sё drejtës ndërkombëtare.
Gjithashtu nё letrёn e ministrit Kuçi apelohet tek Qeveria Maqedone qё rreptësishtë tё refuzoj çdo kërkesë pёr ekstradimin e z. Dugolli nё Serbi”
Bujar Dugollika treguar se i vëllai – ish ushtar i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së që tashmë punon në Ministrinë e Forcës së Sigurisë – ka qenë duke shkuar në Maqedoni, për t’u pajisur me vizë amerikane.
“Për Gafurrin fletarrest nga Serbia ka pasur edhe në vitin 2010 por kemi menduar se është hequr, por tashmë autoritetet e Maqedonisë kanë thënë se këto fletarreste janë përditësuar prandaj ai është arrestuar. Por këto fletarreste janë të paligjshme dhe shteti i Kosovës duhet të bëjë diçka që kjo ndjekje e ushtarëve të UÇK-së të ndalohet”, ka thënë Bujar Dugolli.