96 deputetë të Kosovës sivjet nuk kanë bërë asnjë pyetje

96 deputetë të Kosovës sivjet nuk kanë bërë asnjë pyetje

Vetëm 24 deputetë prej 120 deputetëve sa ka Kuvendi i Kosovës kanë shtruar pyetje parlamentare gjatë këtij viti, ka bërë të ditur Institutit Demokratik i Kosovës, që monitoron punën e kuvendit.

Ndërsa 96 deputetë nuk kanë parashtruar asnjë pyetje parlamentare, sipas KDI-së.

“Nga këta 24 deputetë që kanë parashtruar pyetje parlamentare, 11 janë nga PDK, 9 nga LVV, 2 nga LDK dhe nga 1 pyetje SL dhe 6+. Gjithsej janë parashtruar 83 pyetje parlamentare, prej të cilave 45 (54%) kanë marrë përgjigje kurse 38 (46%) janë refuzuar nga anëtarët e kabinetit qeveritar“, njofton KDI.

Nga ky raport del se pjesa më e madhe e pyetjeve janë bërë nga opozita.

“LVV-ja ka parashtruar 41 pyetje parlamentare, pasuar nga PDK-ja me 33 pyetje parlamentare, LDK-ja me 7, SL-ja me 1 dhe 6+ me 1. Duhet theksuar se shumica e pyetjeve të deputetëve nga partitë që janë pushtet nuk kanë pasur karakter mbikëqyrës por kanë qenë më shumë pyetje promovues”, njofton KDI.

Vitin e kaluar në periudhën e njëjtë kohore ishin parashtruar 201 pyetje parlamentare, sivjet janë 118 më pak. /Insajderi.com