90 vjeçarja largon nga këmba copëzën e bombës nga Lufta e vitit 1945

08.11.2017 09:11
90 vjeçarja largon nga këmba copëzën e bombës nga Lufta e vitit 1945

Një grua 90 vjeçare nga Kina i është nënshtruar një operimi kirurgjik për të larguar nga këmba e saj një pjesë të bombës që kishte mbetur aty nga viti 1945.

Sipas Guangming, Hu Jinhua dhe burri i saj po braktisnin shtëpinë në lindje të Kinës që t’i iknin Luftës Japoneze-Sino dhe fazës së dytë të Luftës Civile, kur ishte goditur gjatë një sulmi të forcave ajrore në jug të Guangxi.

Zonja Hu atëherë ishte katër mujashe shtatzënë dhe bashkë me bashkëshortin nuk kishin mund që të blinin ilaçe. Ajo kështu tërhoqi zvarrë këmbën me gjithë gjakderdhjen e madhe dhe vazhdoi rrugën, ku dhe kishin arritur në qytetin e Kunming ku kishin disa të afërm.

Nga operacioni që iu nënshtrua nga këmba asaj ju hoq një pjesë metali rreth një centimetër.

Pjesa e bombës kishte shkaktuar deformim në këmbën e majtë të Hu. Ishte shqyrtuar që t’i bëhej edhe amputim i këmbës, por që rreziku ishte që ajo të mos mbijetonte.

Në vend të kësaj i është vendosur një pjesë plastike për të zëvendësuar kocën dhe për të riparuar dëmtimin që i ishte shkaktuar vite më pas.

Hu tash po rikuperohet nga operacioni, raportojnë mediat kineze.