9 vjet nga tragjedia e Gërdecit, familjarët të zhgënjyer me Qeverinë

9 vjet nga tragjedia e Gërdecit, familjarët të zhgënjyer me Qeverinë

Janë bërë 9 vjet nga tragjedia e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona dhe familjarët e viktimave nga shpërthimi akoma nuk kanë gjetur drejtësi.

Ata janë ende në proces gjyqësor në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Familjarët kanë akuzuar Kryeministrin Edi Rama se nuk ka ndryshuar qëndrim në lidhje me atë që ndodhi në kohën e qeverisë së Sali Berishës.

Familjarët e viktimave të Gërdecit kanë drejtuar një letër medieve ku kanë shprehur zhgënjimin e tyre ndaj kryeministrin Rama, i cili kishte premtuar se pas 23 qershorit 2013 çdo gjë do të ishte ndryshe, por asgjë nuk ka ndryshuar, shkruan Lapsi.al.

“Sot është vërtet vonë, por jo aq vonë sa Kryeministri Rama të mos gjejë dot pak forcë që të shfrytëzojë shancin e fundit dhe të kalojë vetingun tonë. Sigurisht që ai ka të drejtë të ketë të njëjtin mendim si paraardhësi i tij, por të paktën t’i japë fund futjes së pengesave në rrugën e drejtësisë së pashmangshme dhe t’i hapë rrugë ekzekutimit të vendimeve gjyqësore”.