Samsung do të bëjë publike rezultatet e hetimit të Galaxy Note 7 javën e ardhshme

Samsung do të bëjë publike rezultatet e hetimit të Galaxy Note 7 javën e ardhshme

 

Samsung ka lajmëruar se do të bëjë publike rezultatet e hetimit të Galaxy Note 7 më 23 Janar, një përpjekje për të rikuperuar një prej dështimeve më të mëdha në historinë e teknologjisë.

Do të jenë ekzekutivët e Samsung dhe ekspertë të pavarur të cilët do të zbulojnë gjetjet e tyre në një konferencë për shtyp në Seul.

Po në të njëjtën ditë kompania do të prezantojë masat e marra për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla.

Gjatë kësaj jave agjencia e lajmeve Reuters raportoi se hetimi i Samsung fajësonte baterinë si shkakun kryesor të flakëve të Note 7.

Në këtë konference do të marrë pjesë edhe shefi i divizionit mobil, Koh Dong-jin, personi i cili dha urdhër për zëvendësimin e 2.5 milion telefonave Note 7 në Shtator.

Kompania numër një e prodhimit të telefonave mobil në botë duhet të sigurojë konsumatorët se pajisjet e tyre janë të sigurta në mënyrë që të rikuperojë 5.2 miliard dollar të humbura nga dështimi i Note 7. /Insajderi.com