87 aksidente për 24 orë

87 aksidente për 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës janë regjistruar gjithsej 87 aksidente trafiku.

Njëra prej të cilave një ka përfunduar me pasoja fatale, 26 me persona të lënduar dhe 60 të tjera me dëme materiale.

Policia ka njoftuar po ashtu se ndaj pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit janë shqiptuar gjithsej 1195 gjoba kundërvajtës.