Rrëfim për peshën e jo për muzikën: Linda Halimit në “People”

Rrëfim për peshën e jo për muzikën: Linda Halimit në “People”

Rrëfimi i këngëtares kosovarë Lindita Halimi për revistën amerikane “People” nis me atë se si ajo kishte bërë jetën në Kosovë, një vend i cili ka qenë i përfshirë në luftë si dhe për mbi peshën e saj të cilën më nuk e ka më.

“Ne kurrë nuk e kemi ditur se kur do të vinte koha për të ngrënë” janë fjalët e para të Lindita Halimi  27 vjeçare, për revistën People.

“Ishte ndjenjë e keqe në botë, duke mos qenë në gjendje për të ngrënë, kur ju dëshironi atë. Pra, kur lufta mbaroi, unë kam ngrënë pa kontroll, për të plotësuar mungesën e asaj kohe kur nuk kisha për të ngrënë. Dhe ajo mori një kthesë të gabuar. ”

Këngëtarja kishte filluar të hante pica, karamele të shumta dhe kavanoza pothuajse të tëra të Nutellas.

Që nga mosha e saj 17 deri në 21, pesha e saj kishte filluar të rritej, duke shkuar deri në 113 kilogramë.

Ka qenë viti 2013 kur ajo ka filluar të humbë peshën e saj, ushtrimet për humbjen e peshës ajo i ka filluar në të njëjtën kohë kur ka marrë pjesë edhe në spektaklin American Idol, e cila kishte arritur të renditej e 25-ta me radhë.

“American Idol më ka inspiruar mua për të vazhdojmë të punojë drejt të qenit një këngëtare”, thotë Halimi, e cili aktualisht jeton në Atlanta me bashkëshortin e saj prej tre vjetësh.

Lindita Halimi synon një karrierë të gjatë në Amerikë, ndërsa ajo në muajin maj të këtij viti do të përfaqësoj Shqipërinë për në Eurovision

“Qëllimi im kryesor është që të marrë një çmim Grammy. Unë nuk kam për të ndaluar deri sa të shkoj atje”. /Insajderi.com

Të ftohtit ngrinë edhe termocentralet në Kosovë

Muaji i parë i këtij viti ka nisur me temperatura të ulëta në gjithë vendin, duke sjellë të reshura të mëdha bore, ndërsa në shumë medie ndërkombëtare  kanë qarkulluar shumë fotografi  nga Kosova.
Euronews gjithashtu ka publikuar pamje nga Korporata Energjetike e Kosovës, ku disa kulla me ujë për ftohje janë ngrirë nga temperaturat e ulëta.
Një zëdhënës i korporatës energjetike të Kosovës ka thënë për EuroNews se një termocentral në Obiliq është duke funksionuar gati me kapacitete të plotë, pavarësisht raporteve të ndërprerjeve të energjisë.

 

Ndërsa temperaturat kanë rënë në -25 gradë celsius, ka pasur ndërprerje të energjisë të raportuara në shumë vende për shkak të ngrirjes së kabllove dhe probleme të tjera me infrastrukturë, shkruan EuroNews.

Meteorologët thonë se kjo është koha më i ftohtë që nga viti 1963, pasi temperaturat kanë  rënë  në -32.5 gradë celsius në qytetin lindor të Gjilanit. /Insajderi.com