8500 maturantë sot iu nënshtruan testit të maturës

8500 maturantë sot iu nënshtruan testit të maturës

Ka përfunduar mbajtja e provimit të maturës afati i dytë, të cilit i janë nënshtruar më shumë se 8500 maturantë, në 86 qendra të testimit në gjithë vendin.

Ministria e Arsimit e Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës ka vlerësuar se gjithçka ka shkuar sipas planifikimeve.

“Kryetari i KShM-së Azem Guri ka thënë se edhe pjesa e dytë e Provimit të Maturës është organizuar dhe administruar mjaft mirë”, shkruan ën komunikatën e Masht.

Rezultatet e Provimit do të bëhen publike më 8 shtator 2016. /Insajderi.com