84-vjeçarja indiane që i mëson të rinjtë si të përdorin armët

84-vjeçarja indiane që i mëson të rinjtë si të përdorin armët

Chandra Tomar nga Uttar Pradesh 19 vitet e fundit e fundit u ka mësuar grave të reja indiane sekretet e qitjes me armë.

Edhe pse 84-vjeçe, Chandra Tomar nga Uttar Pradesh ndryshon jetët e grave në pjesët rurale të Indisë, shkruan Aljazeera.

Ajo gjithashtu ka fituar në më shumë se 25 kampionate nacionale në qitje, dhe është gruaja qitëse e mbrehtë më e vjetër në botë.

“Unë njihem si ‘Dadi Qitësja’. Kam filluar me qitje në moshën 65-vjeçe dhe gjatë këtyre 19 viteve kam fituar shumë medalje. Në të njëjtën kohë, kam ndihmuar shumë të rinj të fitojnë medalje duke u mësuar të gjuajnë,” thotë ajo.

Ajo është inspirim për shumë vajza të reja. Çdo muaj ajo u jep mësime së paku 30 personave.

“Sot ajo është idhulli ynë, e ndoshta nesër ne jemi idhuj të dikujt tjetër,” thotë Dolly Khokher, njëra nga studentet.