83-vjeçari që humbi gjithçka – gjen ngushëllim vetëm tek maca e tij

83-vjeçari që humbi gjithçka – gjen ngushëllim vetëm tek maca e tij

Ky është momenti prekës kur një 83-vjeçar i quajtur Ali Meşe, nga Provinca Ordu në rajonin e Detit të Zi të Turqisë, dogji shtëpinë e tij pasi u përpoq të ndizte sobën e tij të drurit me benzinë.

Gjithçka që ai kishte ndërtuar prej vitesh iu bë shkrumb e hi para syve, ndërsa gjeti ngushëllim vetëm me macen e tij të cilën e shpëtoi nga rrënojat e shtëpisë

Fqinjët njoftuan zjarrfikësit në shtëpinë e Aliut pasi vunë re flakët.

Ai kishte qenë duke u përpjekur për të gatuar në një sobë druri, por benzina që ai derdhi shkaktoi bëri që ajo të shpërthejë.

Fatmirësisht, Aliu dhe familja e tij – dhe një nga macet e tij, i quajtur Sarikiz, u shpëtuan nga flakët dhe askush nuk pësoi lëndime serioze, njoftoi media lokale.