8-vjeçaren e raportuan në polici për një arsye të pazakontë

8-vjeçaren e raportuan në polici për një arsye të pazakontë

Një grua e inatosur nuk është frikësuar të telefonojë policinë për të raportuar një fëmijë që shiste ujë.

8-vjeçarja, Jordan Austin po shiste ujë pranë shtëpisë së saj në Kaliforni dhe nuk kishte një licencë për këtë gjë. Kështu Alison Ettel kontaktoi policinë për të raportuar veprimet e të miturës.

Video e saj duke telefonuar zyrtarët është bërë virale pasi u publikua nga nëna e Justin duke përdorur hashtagun #PermitPatty.

“Jordan po shiste shishe me ujë kur Alison iu kthye me arrogancë duke i thënë: Dua të shoh lejen tënde. Erin (nëna e vajzës) u afrua dhe i kërkoi që ta linte fëmijën të qetë. Ky ishte momenti kur gruaja telefonoi policinë”, tha një i afërm i familjes për Huffington Post.

Video është parë mbi 7 milionë herë për vetëm dy ditë në Tëitter. Alison tha se nuk kishte “asnjë qëllim racist” duke shtuar se veprimi u bë për shkak të zhurmës që po bëhej nga Jordani në rrugë.