8 deputetë të arrestuar pas seancës së sotme

8 deputetë të arrestuar pas seancës së sotme

Pas ndodhive të fundit në seancën e sotme të Parlamentit të Kosovës, janë arrestuar 8 deputetë të opozitës, raporton Insajderi.

I fundit që u arrestua ishte deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili i cili ishte prej atyre që bëri më së shumti rezistencë kur u nxjerrë nga salla e parlamentit.

Përpos tij u arrestuan edhe shtatë deputet të tjerë të partive opozitare. Shqipe Pantina, Mytaher Haskuka dhe Besa Baftiu nga Vetëvendosje. Teuta Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi e Pal Lekaj nga AAK dhe Enver Hoti nga Nisma për Kosovën.