76 vjedhje, 250 mijë euro dhe 5 vite burg – dy kosovar dënohen nga gjykata në Gjermani

76 vjedhje, 250 mijë euro dhe 5 vite burg – dy kosovar dënohen nga gjykata në Gjermani

Tre të akuzuar për vjedhje, prej të cilëve dy janë nga Kosova dhe një nga Serbia, janë dënuar me burg nga një gjykata e rajonit të Traunstein-it në Gjermani.
Të dënuarit kanë kryer një sërë veprash penale të cilat më së shumti ndërlidhen me vjedhje parash dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, raporton wochenblatt.de.

Sipas policisë gjermane, në mes të gushtit të vitit 2015 dhe prill 2016, 76 vjedhje janë bërë Juglindje të Bavarisë, të cilat rezultojnë me dëmin e 250 mijë eurove si dhe dëme të pronës në vlerë prej 276 mijë eurove.

Në disa raste ata kanë marrë shuma deri në 10 mijë euro,  në një restorant sipas policisë janë vjedhur më shumë se 5 mijë euro duke shkatërruar pajisje dhe orendi të cilat arrijnë shumën deri në 15 mijë euro.

Gjykata për dy shtetasit nga Kosova të moshës 31, ka shqiptuar dënim dy vite  burg me kusht, ndërsa për kosovarin e moshës 26, tri vite burgim,  për shtetasin nga Serbia i moshës 44, i janë shqiptuar një vit e gjysmë burg. /Insajderi.com