OSCARS në Sallën e Kuqe

OSCARS në Sallën e Kuqe

Salla e kuqe e pallatit të rinisë, është mbushur tashmë me qytetarë të cilët kanë zgjedhur ta shikojnë së bashku ceremoninë e ndarjes së çmimeve OSCAR.

Organizimi i Komunës së Prishtinës ka zgjuar interes tek qytetarët të cilët fillimisht do të përcjellin parakalimin e yjeve të filmit nëpër qilim të kuq e më  pas tek në orën 02:30 kur do të nisë ceremonia e ndarjes së çmimeve.

Filmi “Shok” që është edhe arsyeja e këtij organizimi garon për OSCAR në kategorinë e filmave të shkurtër që është një ndër 10 çmimet e para që do të ndahen nga gjithsejtë 24 çmime që ndahen këtë natë.