Ekipi i filmit “Shok” vishet kuqezi për OSCAR (VIDEO)

Ekipi i filmit “Shok” vishet kuqezi për OSCAR (VIDEO)

Sonte është nata kryesore në kinematografinë botërore të filmit kur jepen çmimet e akademisë amerikane për filmat më të mirë të vitit 2015. Për herë të parë në ndarjen e çmimeve OSCAR, këtë vit është edhe ekipi kosovar i filmit “Shok” bashkëprodhim britaniko-kosovar.

Me skenar dhe regji të anglezit Jamie Donoughue, filmi ka protagonist dy aktorët e vegjës, Andi Bajgora dhe Lum Veseli nëpërmjet të cilëve rrëfehet historia e dy shokëve të cilët përballen me agresionin e ushtarëve serb gjatë luftës në Kosovë.

Në Los Angelos, përpos dy aktorëve kanë udhëtuar dhe një ekip tjetër i përbërë nga drejtori i QKK-së, Arben Zharku, producenti  kosovar dhe aktori në film Eshref Durmishi bashkë me aktoren tjetër Aurita Agushi.

Në një video të dërguar nga dhoma ku po bëhet gati ekipi i filmit “Shok” ekskluzivisht për Insjaderi, shihen dy aktorët dhe producenti teksa bëhen gati për ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Zharku nga QKK ka bërë të ditur se 5 anëtaret e ekipit “Shok” do të vishen me kostume kuq e zi.