Chelsea ofron 95 milionë euro për Higuain

Chelsea është gati të ofrojë shumë para për të sjellë në Londër Gonzalo Higuain, sipas Gazzetta dello Sport. Edhe Arseal dhe PSG thuhet të jenë të interesuar për shërbimet e goleadorit argjentinas, i cili ka një klauzolë prej 95 milionë euro

Chelsea ofron 95 milionë euro për Higuain

Higuainit i skadon kontrata me Napoli-n pas dy vjetësh, dhe mesa duket bisedimet për një zgjatje të kontratës nuk kanë qenë të suksesshme. Komentet e pronarit të Napoli-t Aurelio de Laurentis rreth pagës së lojtarit kanë përforcuar dyshimet se argjentinasi mund të jetë në dalje në merkatone  verës.

Chelsea po mundohet të tregohet më i shkathët se rivalët e tij, duke e kryer marrëveshjen që tani, megjithëse me siguri nuk do të jenë në Champions League sezonin që vjen. Raportohet se trajneri i ardhshëm i Chelsea do të jetë Antonio Conte, i cili e njeh shumë mirë Higuain. Sulmuesi 28-vjeçar ka shkëlqyer gjatë këtij sezoni, duke shënuar 26 gola në 33 ndeshje. (Telesport.al)